Pritet shkarkimi i Gattuso-s
- 28.12.2018

Milan do ta shkarkojnë trajnerin Genaro Gattuso pas ndeshjes së të shtunës kundër SPAL-it, sipas Calciomercato.
Pas rezultateve të dobëta, bordi i Kuq e Zinjve kanë vendosur që Gattuso duhej t’i fitonte gjashtë pikë nga dy ndeshjet e fundit për ta ruajtur pozitën e tij.
Mirëpo, pas barazimit të djeshëm me Frosinone-n, ish-futbollisti i këtij klubi tani pritet të bëhet edhe ish-trajner i tyre.