Prishtina sot zbulon kundërshtarin e Champions League, këta janë rivalët e mundshëm

Prishtina sot zbulon kundërshtarin e Champions League, këta janë rivalët e mundshëm
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Sport

Me përfundimin e sezonit 2020/21 në Superligën e Kosovës, FC Prishtina është shpallur kampione pasi që ishte në pozitën e parë me 78 pikë, duke lënë pas Dritën me 76 pikë dhe Ballkanin me 74 pikë.

Pas shpalljes si kampion i Kosovës, Prishtina ka siguruar vend në Champions League, ku do të përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet e këtij kompeticioni.

Sot klubi kosovar do të mësoj kundërshtarin e raundit prelimiar të Champions League, pasi shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 12:00.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinë në këtë fazë të këtij kompeticioni janë Inter d’Escaldes nga Andorra dhe Folgore nga San Marino.

RAPORTO