Pas tre muajve rikthehet futbolli në Kosovë, sot zhvillohet ndeshja Prishtina-Drenica

02.06.2020

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e cila zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovë pas po thuajse tre muajsh. Kjo ndeshje i takon fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, teksa bardhekaltrit e kryeqytetit llogariten favoritë në letër. Se cila është forma e skuadrave […]

Pas tre muajve rikthehet futbolli në Kosovë, sot zhvillohet ndeshja Prishtina-Drenica Foto: Ilustrim

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e cila zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovë pas po thuajse tre muajsh.

Kjo ndeshje i takon fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, teksa bardhekaltrit e kryeqytetit llogariten favoritë në letër. Se cila është forma e skuadrave dhe sa ka lënë pasoja pauza e gjatë për shkak të pandemisë mbetet të shihet.

Prishtina dhe Drenica deri tani në kuadër të kupës janë ballafaquar dy herë dhe në të dyja ndeshjet prishtinasit kanë fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.

Ndërkohë, ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet të mërkurën në Suharekë, ku takohen Ballkani dhe Feronikeli. Kjo fazë e garave do të zhvillohet me ndeshje vajtje-ardhje, ku ndeshjet e kthimit janë programuar për 17 qershor.