Prishtina fiton dhe mbetet lidere, Drita barazon në derbi

05.05.2021

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 33-të në Superligë. Prishtina ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore me rezultat bindës si mysafire ndaj Besës, me rezultat 3:0. Dy gola për fitoren e 22-të të bardhekaltërve në këtë edicion i shënoi i rikthyer Oto John (66’, 76’), derisa me një gol kontribuoi […]

Prishtina fiton dhe mbetet lidere, Drita barazon në derbi Foto: Ilustrim

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 33-të në Superligë.

Prishtina ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore me rezultat bindës si mysafire ndaj Besës, me rezultat 3:0.

Dy gola për fitoren e 22-të të bardhekaltërve në këtë edicion i shënoi i rikthyer Oto John (66’, 76’), derisa me një gol kontribuoi Besnik Krasniqi (19’).

Me këtë fitore Prishtina mbetet lidere edhe pas kësaj jave, me 72 pikë. Ndërkohë, derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues, me shifrat 1:1, epilog ky i cili e largon edhe më shumë Dritën nga synimi i saj për ta mbrojtur titullin e kampionit, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Fiton Hajdarit, derisa shifrat i barazoi Esosa Irogue, në minutën e 59-të.

Pas këtij barazimi Drita ka 69 pikë, tri pikë më pak se Prishtina.

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Feronikeli, që në “Rexhep Rexhepi” e ka mundur Trepçën’89, me rezultat 3:0, me golat e Lapidar Lladrovcit (64’), Marko Simonovskit 88’-pen) dhe Albert Dabiqajt (90+4).

Pas kësaj fitoreje Feronikeli është në kuotën e 38 pikëve, derisa Trepça’89 mbetet në kuotën e 36 pikëve.