Prishtina ‘blindon’ kreun, ja si duket tabela e Superligës

09.05.2021

Prishtina me fitoren kundër Feronikelit (2-1), ka ‘blinduar’ kreun e tabelës me 75 pikë, pesë më shumë së Drita e cila sot barazoi me Ballkanin (1-1). Prishtinasit më trepikëshin kundër Niklit, kanë bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit kur kanë mbetur të luhen vetëm edhe dy xhiro. Ndërkohë, barazimi i sotëm i […]

Prishtina ‘blindon’ kreun, ja si duket tabela e Superligës Foto: Ilustrim

Prishtina me fitoren kundër Feronikelit (2-1), ka ‘blinduar’ kreun e tabelës me 75 pikë, pesë më shumë së Drita e cila sot barazoi me Ballkanin (1-1).

Prishtinasit më trepikëshin kundër Niklit, kanë bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit kur kanë mbetur të luhen vetëm edhe dy xhiro.

Ndërkohë, barazimi i sotëm i Dritës, ka zbehur gjasat në garën për kreun e tabelës, derisa Ballkani përfundimisht është jashtë garës për titull të kampionit pasi që tashmë është shtatë pikë larg Prishtinës.

Krahas garës për titull të kampionit, edhe ‘lufta’ për mbijetesë është duke u bërë e ashpër.

Feronikeli me humbjen e sotme nga Prishtina, futët edhe më thellë në zonën e rrezikshme pasi që renditet e teta me 38 pikë, një më shumë së Arbëria, dhe një më pak se Trepça ’89, kjo e fundit sot mundi Gjilanin (2-1).