Presidenti i PSG-së: Kylian Mbappe kurrë s’do të na lë

07.06.2021

Shefi i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, Kylian Mbappe kurrë nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain, duke mohuar raportet që spekulonin transferimin e francezit në Real Madrid apo Liverpool. Mbappe, 22 vjeç, ka shijuar një sezon tjetër me 42 gola në vetëm 47 ndeshje. Real Madrid është admirues afatgjatë i fituesit të Kupës së Botës, i […]

Presidenti i PSG-së: Kylian Mbappe kurrë s’do të na lë Foto: Ilustrim

Shefi i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, Kylian Mbappe kurrë nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain, duke mohuar raportet që spekulonin transferimin e francezit në Real Madrid apo Liverpool.

Mbappe, 22 vjeç, ka shijuar një sezon tjetër me 42 gola në vetëm 47 ndeshje.

Real Madrid është admirues afatgjatë i fituesit të Kupës së Botës, i cili mund të shtojë kupën Euro në koleksionin e tij me Francën muajin tjetër.

Liverpooli i Jurgen Klopp gjithashtu mendohet se po eksploron mënyra për të joshur Mbappen në Premier Ligë, raporton The Sun.

Dhe kur u pyet për shanset nëse Mbappe do të vazhdojë kontratën, Al-Khelaifi dha një përgjigje të sigurt.

“Unë do të jem i qartë. Mbappe do të qëndrojë në Paris. Ne kurrë nuk do ta shesim atë dhe ai kurrë nuk do të largohet falas. Mbappe ka gjithçka që i nevojitet në Paris”.

Por me marrëveshjen e tij që skadon vitin e ardhshëm, raportet pretendojnë se Mbappe ka tërhequr vëmendjen e disa prej ekipeve më të mira të Evropës.

“Ku mund të shkojë ai? Cili klub, për sa i përket ambicies, mund të konkurrojë me PSG-në sot?

E tëra që mund të them është se gjërat po shkojnë mirë dhe shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje.”

Ai tani ka kaluar katër sezone me gjigandët e Ligue 1, pas një kalimi në 2017 nga Monako.

“Ky është Parisi, ky është vendi i tij. Ai ka një mision, jo vetëm të luajë futboll, por të promovojë Ligue 1, vendin dhe kryeqytetin e tij”, tha presidenti i klubit.