Presidenti i FFK’së: Nuk mund t’ua kryejmë klubeve obligimet, do t’i ndihmojmë vetëm për mbijetesë

06.04.2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus. Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual. Ademi në mes të tjerash […]

Presidenti i FFK’së: Nuk mund t’ua kryejmë klubeve obligimet, do t’i ndihmojmë vetëm për mbijetesë Foto: Ilustrim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual.

Ademi në mes të tjerash ka folur për gjendjen financiare të klubeve kosovare, të cilat janë ankuar shumë së fundmi.

“Federata nuk mund ta kryejë klubeve kosovare obligimet, por mund t’i ndihmojë sa për ekzistencë”, tha Ademi në Klan Kosova.

“Ne duhet të jemi falënderues ndaj shtetit për shumën e ndarë nga MKRS-ja për sportin, shumë nga e cila ende nuk e dimë sa do të marrim”, tregon më tej i pari i FFK-së.

“Do të shohim nëse kemi mbështetje nga UEFA. Ne do t’i kryejmë edhe obligimet tona, si dhe do t’i paguajmë edhe gjyqtarët. Do t’i lusim klubet t’i ulin pagat për gjysmë të futbollistëve“, shtoi ai.