Presidenti i FFK’së me lajm të madh: Dy ardhje të reja në Kombëtaren e Kosovës

06.04.2020

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për prurje të reja te Kosova. Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus. Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do […]

Presidenti i FFK’së me lajm të madh: Dy ardhje të reja në Kombëtaren e Kosovës Foto: Ilustrim

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për prurje të reja te Kosova.

Ademi është rrëfyer për zhvillimit e fundit në vend pas pandemisë COVID-19, e njohur ndryshe si koronavirus.

Për shkak të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, futbolli kosovar është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë edicioni aktual.

Para ndeshjeve të radhës, presidenti Ademi ka folur edhe për ardhjet e reja te Kombëtarja e Kosovës.

Ai ka thënë në mes të tjerash se pret dy ardhje.

“Presim dy ardhje para ndeshjeve të radhës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Do të vijnë dy lojtarë, njëri nga Ferizaj dhe tjetri nga Mitrovica”, tha Ademi në emisionin Sports Show në Klan Kosova.