Agim Ademi Presidenti i FFK-së zbulon miqësoren e mundshme, Kosovë – SHBA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar mundësinë që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshje miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një gjë e tillë mund të ndodh gjatë turneut në Doha të Katarit.

Kosova do të luajë muajin e ardhshëm miqësoren me Suedinë, ndërsa gjasat e mëdha janë të luajnë edhe me SHBA-të.

“Është e mundshme të luhet loja edhe me Amerikën, nëse ata do të mund të vijnë në Katar. Ka gjasa që edhe ata të vijnë në turne dhe të luajnë edhe me ne edhe me Suedinë”, ka deklaruar Ademi për RTV Dukagjinin.

Kosova me Suedinë do të përballet me lojtarë kryesisht të ftuar nga Superliga e Kosovës, pasi datat e janarit nuk janë të lira për t’i lëshuar klubet futbollistët e tyre.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.