Presidenti i FFK-së, Ademi: I kemi tri lista me trajnerë, fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar

08.01.2024

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Kosovës. Ademi tha se kanë krijuar tri lista, varësisht prej profilit të trajnerëve. Ndërsa, tha se në asnjërën nga këto lista nuk figuron një trajner shqiptar. “I kemi tri lista, A, B dhe C. Në listën A […]

Presidenti i FFK-së, Ademi: I kemi tri lista me trajnerë, fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar Foto: Ilustrim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në lidhje me trajnerin e ri të Kosovës.

Ademi tha se kanë krijuar tri lista, varësisht prej profilit të trajnerëve.

Ndërsa, tha se në asnjërën nga këto lista nuk figuron një trajner shqiptar.

“I kemi tri lista, A, B dhe C. Në listën A janë disa, duke përfshirë edhe Morenon që ka qenë. Në listën A janë 5 veta me Morenon, tani janë 4.  Nëse me këta nuk mund të mirremi vesh, kalojmë në listën B. Nëse as ajo nuk funksionon, sigurisht që edhe lista C ka emra të mirë. Fatkeqësisht nuk ka asnjë trajner shqiptar. Nuk kemi kohë për prova. Në listë ka gjermanë, austriakë, holandezë dhe argjentinas”, tha Ademi.