Presidenti i Bayernit: Nagelsmann nuk ka kushtuar 25 milionë euro

Presidenti i Bayernit: Nagelsmann nuk ka kushtuar 25 milionë euro
Çlirim Gashi

30.04.2021 / Sport

Lajmi i shpërndarë ditët e fundit se Bayerni i Mynihut ka shpenzuar plot 25 milionë euro për të shkëputur trajnerin Julian Nagelsmann nga Red Bull Leipzigu ka bërë xhiron e botës.

Mirëpo presidenti i klubit, Herbert Hainer, i ka hedhur poshtë shifrat e lartpërmendura, transmeton Super Sport.

“Duhej të gjenin një marrëveshje me Leipzigun, sepse Nagelsmann ishte i lidhur me këtë skuadër.

Nuk duhen besuar të gjitha shifrat që qarkullojnë. Bayerni është një nga skuadrat më të mira në Europë dhe ka nevojë për një trajner të nivelit të lartë. Ia dolën të merrni, Julianin”.

RAPORTO