Presidenti i Barcelonës: Nuk ndihem fajtor, Messi ka oferta nga klube të tjera

06.08.2021

Lionel Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas ishte i pamundur. E gjitha kjo ka të bëjë me financat dhe Barcelona nuk ka mundur ta depozitoj kontratën e re të Messit në La Liga. Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje ishte i pamundur. […]

Presidenti i Barcelonës: Nuk ndihem fajtor, Messi ka oferta nga klube të tjera Foto: Ilustrim

Lionel Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas ishte i pamundur.

E gjitha kjo ka të bëjë me financat dhe Barcelona nuk ka mundur ta depozitoj kontratën e re të Messit në La Liga.

Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje ishte i pamundur.

Në një konferencë për shtyp të jashtëzakonshme, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur me Messin, negociatat dhe pengesat nga La Liga për të lejuar depozitimin e kontratës mes klubit dhe lojtarit.

Në konferencën e tij, presidenti i klubit katalanas e pranon se është shumë i trishtuar e njëkohësisht vuri në dukje se dëshira e madhe e Messit ishte vetëm Barcelona teksa shtoi se nuk mund të krijojë iluzione e të premtojë se mund të ketë diçka që mund ta kthejë lojtarin në “Camp Nou’.

“Messi dëshironte të qëndronte, edhe ne gjithashtu dhe kështu bëmë të dyja palët duke u përpjekur të arrinim një akord por La Liga nuk u tregua fleksibël. Messi ka propozime të tjera nga disa klube, është lojtari më i mirë në botë dhe unë e falenderoj atë për gatishmërinë e treguar në negociata. Ka ardhur momenti kur ju duhet të ngriheni në këmbë, duke lënë mënjanë emocionet dhe të mendohet me ftohtësinë e numrave.

Leo meriton gjithçka, ai është një njeri që ka treguar vlerësimin e tij për Barçën dhe gatishmërinë e tij për të qëndruar. Jam i trishtuar, por jam i bindur se kam bërë më të mirën për Barcelonën. Nuk dua të krijoj shpresa të rreme dhe iluzione, Messi ka oferta të tjera dhe kampionati nis së shpejti dhe janë disa afate që e bëjnë të pamundur.

Messi e ka bërë gjithçka të lehtë në bisedimet tona, ai pranoi të firmoste një kontratë 5 vjeçare ku do të paguhej në 5 vite paga e dy viteve por La Liga nuk na lejoi teksa në disa vende të tjera funksionon kështu.

Për t’ju dhënë një ide se si është kufiri i pagës me të cilin mund të përballemi, ka të bëjë me rregullin 4 me 1. Për të pasur një buxhet me 25 milionë euro rroga duhet të lirojmë 100 mln Euro. Kemi shumë lojtarë dhe drejtuesit po punojnë për të ulur faturën e pagave dhe ka disa lojtarë me të cilët kemi arritur marrëveshje, por me të tjerët nuk është aq e lehtë.

Largimi i Messit është një ditë trishtimi por nuk ndihem absolutisht fajtor pasi kemi bërë më të mirën dhe arritëm te akordi në kontratë e në fund nuk mund ta depozitonim”, deklaroi numri 1 i klubit katalanas në konferencën për shtyp.

Ndryshe Paris Saint Germain dhe Manchester City kanë qenë dy skuadrat që kanë kontaktuar argjentinasin, por ky i fundit i kishte refuzuar ato duke i thënë se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.