Presidenti i Ballkanit pas fitores ndaj Dritës, ka një mesazh për lojtarët dhe Munishin

04.03.2020

Ballkani me plotë meritë ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar në Therandë, Ballkani i Ismet Munishit e ka mposhtur Dritën me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info. I lumtur me fitoren e Ballkanit është shprehur edhe presidenti Arsim Kabashi. ‘Cima’ përmes një postimi në rrjetin…

Presidenti i Ballkanit pas fitores ndaj Dritës, ka një mesazh për lojtarët dhe Munishin

Ballkani me plotë meritë ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Therandë, Ballkani i Ismet Munishit e ka mposhtur Dritën me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

I lumtur me fitoren e Ballkanit është shprehur edhe presidenti Arsim Kabashi.

‘Cima’ përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shprehur krenarinë e tij me djelmoshat e Ismet Munishit.

“Punë, punë, prapë punë dhe vetëm me punë, sinqeritet e vullnet arrihet gjthçka. Krenar me ju luana. Krenar me ju i dashur trajner Munishi. Na priftë e mbara”, ka shkruar Kabashi në “Facebook”.

Me këtë fitore, Ballkani ‘blindon’ pozitën e parë me 44 pikë të tubuara.

Etiketat

Ofertat e fundit