Premier Liga angleze destinacioni i mundshëm për Lewandowski

03.05.2021

Ylli polak, Robert Lewandowski është duke prekur majat e suksesit me klubin gjerman, Bayern Munich. Por, nëse Bayern Munich vendos që të shes Lewandowskin, ai do të nisej drejt për një klub të ligës kryesore angleze, Premier Liga. Agjenti i sulmuesit polak po insiston që Lewas t’i ofrohet një marrëveshje e majme, përndryshe agjenti i […]

Premier Liga angleze destinacioni i mundshëm për Lewandowski Foto: Ilustrim

Ylli polak, Robert Lewandowski është duke prekur majat e suksesit me klubin gjerman, Bayern Munich.

Por, nëse Bayern Munich vendos që të shes Lewandowskin, ai do të nisej drejt për një klub të ligës kryesore angleze, Premier Liga.

Agjenti i sulmuesit polak po insiston që Lewas t’i ofrohet një marrëveshje e majme, përndryshe agjenti i tij do të kërkojë një klub që mund t’i pranojë kërkesat e tyre.

32 vjeçari aktualisht është njëri nga golashënuesit më të mirë në botë, ku vetëm këtë sezon ka arritur që të shënojë 36 gola në 26 ndeshje, raporton “SportBild”.

Kontrata e Robert Lewandowskit me “Bavarezët” skadon në fund të vitit 2023 dhe se nëse drejtuesit e klubit gjerman nuk arrijnë që të përmbushin kërkesa e lojtarit në fjalë, ai mund të largohet drejt Premier Ligës.

Kujtojmë se Bayern Munich ishte eliminuar nga Champions League nga Paris Saint-Germain, ku në këtë ndeshje Lewandowski nuk mori pjesë pasi që ai është lënduar.