Prekazi prish kontratën me Ballkanin, transferohet te Gjilani

13.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se është ndërprerë kontrata me mbrojtësin Arbër Prekazi. Sipas njoftimit të Ballkanit thuhet se klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për të prishur kontratën dhe që nga ky moment, mbrojtësi 31-vjeçar është futbollist i lirë. Prekazi ishte bashkuar me Ballkanin në janar të vitit 2020 dhe pas një […]

Prekazi prish kontratën me Ballkanin, transferohet te Gjilani Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se është ndërprerë kontrata me mbrojtësin Arbër Prekazi.

Sipas njoftimit të Ballkanit thuhet se klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për të prishur kontratën dhe që nga ky moment, mbrojtësi 31-vjeçar është futbollist i lirë.

Prekazi ishte bashkuar me Ballkanin në janar të vitit 2020 dhe pas një sezoni e gjysëm, aventura e tij me klubin suharekas përfundon këtu.

Ndërsa në po të njëjtën ditë, Arbër Prekazi është prezantuar tek Gjilani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Prekazi ka thënë se ka kaluar kohë fantastike në Suharekë, ndërsa ka falënderuar të gjithë suharekasit.

“Tashmë kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin, klub i cili tashmë më ka hapur dyert dhe më është shndërruar në shtëpi të dytë”, ka shkruar Prekazi.

Njoftimi i plotë i Prekazit:

Faleminderit Suharekë, mirë se ju gjej Gjilan!

Përmes këtijë shkrimi dua që të ju njoftoj që sot kam mbyllur bashkëpunimin me FC Ballkanin. Kam kaluar kohë fantastike në Suharekë, me ç’rast dua që t’i falenderoj së pari drejtuesit e klubit me ne krye vëllezërit Arsim e Bali Kabashi , punëtorë e stadiumit , bashkëlojtarët, trajnerët me të cilët punova, tifozërinë fantastike “Xhebrailat” dhe gjithë qytetin e Suharekës.

Tashmë kam arritur marrëveshje me SC Gjilanin, klub i cili tashmë mi ka hapur dyert dhe më është shndërruar në shtëpi të dytë.

Faleminderit drejtuesve fantastik të klubit Gjilani me në krye presidentin Florim Zuka dhe gjithë të tjerët.

Mirë se ju gjej “Skiftera” mirë se ju gjej Gjilan.