Prekazi: Do të isha i lumtur po të mbyllej kampionati tani, që Ballkani të shpallej kampion!

16.03.2020

Arbër Prekazi thotë se do të ishte shumë i lumtur po të shpallej Ballkani kampion pa përfunduar kampionati, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas pandemisë së koronavirusit. Mbrojtësi i portokallezinjve u shpreh optimist në “Sport’s Show” se edhe në Kosovë do të vendoset ashtu si në kampionatet tjera. “Nuk e di se çfarë ka […]

Prekazi: Do të isha i lumtur po të mbyllej kampionati tani, që Ballkani të shpallej kampion! Foto: Ilustrim

Arbër Prekazi thotë se do të ishte shumë i lumtur po të shpallej Ballkani kampion pa përfunduar kampionati, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas pandemisë së koronavirusit.

Mbrojtësi i portokallezinjve u shpreh optimist në “Sport’s Show” se edhe në Kosovë do të vendoset ashtu si në kampionatet tjera.

“Nuk e di se çfarë ka bërë klubi i Ballkanit, por besoj se do të vendoset sikurse në shtetet tjera”, deklaroi Prekazi.

“Kam dëgjuar disa verione si me faza ‘play-off’ apo edhe me shpalljen kampion të skuadrave lidere. Do të isha i lumtur nëse shpallemi kampion tani”.

Sa i përket përgatitjeve individuale, ai shtoi:

“Është problem të shpjegohet ky problem. Ne si sportistë iu kemi çasur me seriozitet kampanjës për kujdes nga virusi. Ne kemi bërë përgatitjet më të mira si klub duke dezinfektuar hapsirat si dhe kemi marrë dezinfektues për duar”, theksoi mitrovicasi.

“Për shkak të kësaj gjendje, stërvitjet t’i ndalemi dhe t’i çasemi më së miri këtij virusi”.

“Ne si skuadër, kemi grupin tonë në ‘Viber’, dhe ushtrohemi në shtëpi, në fitnes, me pesha të lehta e me muskuj të barkut. Si dhe dalim në natyrë”, përfundoi ai.