Potoku pret që Ballkani të fitojë titullin sivjet

29.05.2020

Pandemia Covid-19 padyshim se ka ndikuar edhe në futbollin vendor kjo pasi që Superliga e Kosovës u pezullua e po ashtu edhe stërvitjet grupore. Se si ka ndikuar pezullimi i ndeshjeve gjatë kësaj kohe në formën e futbollistëve, tregoi për gazetën Sinjali, futbollisti i Ballkanit Arbër Potoku. Potoku tregoi që edhe përkundër situatës që ka […]

Potoku pret që Ballkani të fitojë titullin sivjet Foto: Ilustrim

Pandemia Covid-19 padyshim se ka ndikuar edhe në futbollin vendor kjo pasi që Superliga e Kosovës u pezullua e po ashtu edhe stërvitjet grupore.

Se si ka ndikuar pezullimi i ndeshjeve gjatë kësaj kohe në formën e futbollistëve, tregoi për gazetën Sinjali, futbollisti i Ballkanit Arbër Potoku.

Potoku tregoi që edhe përkundër situatës që ka qenë në vend, futbollistët janë munduar të mbajnë formën e tyre.

“Sigurisht që çdo gjë pauzë kaq e gjatë të len anash dhe nuk është njësoj si kur je në ritmin e lojrave në kampionat por ne kemi qëndruar aktiv gjat gjithë kohës me stërvitje dhe jemi munduar që të mbajmë formën tonë fizikë”, tregoi futbollisti i Ballkanit.

Po ashtu Arbër Potoku tregoi se skuadra e Ballkanit është mjaftë e motivuar.

“Gjendja fizike e lojtarve të skuadrës sonë është e mirë, po stërvitemi çdo dit dhe skuadra duket mjaftë e përgaditur dhe e motivuar”.

Sipas Potokut, kampionati është duke filluar andaj duhet të jenë gati që ta kryejnë punën.

“Koha nuk është që të presim se a do të kthemi në formë pasi që kampionati po fillon dhe kemi ndeshje shumë të ngjeshura çdo 3 dit, ne duhet të jemi gati dhe ta kryejm punën tonë”, deklaroi futbollisti kosovar.

Ndërsa sa i përket kampionatit, Arbër Potoku tregoi që skuadra është e motivuar dhe do të mundohem të mbajnë pozitën që e kanë në mënyrë që të shpallen kampion.

“Siç e thash edhe më herët skuadra duket mjaft e motivuar dhe e përgaditur për kampionat, ne duhet të mbajmë këtë pozitë që kemi dhe në fund të shpallemi kampion”, përfundoi Arbër Potoku.

Superliga e Kosovës pritet që të rifilloj nga 7 qershori dhe pritet të përfundoj më 20 korrik, sipas afatit të kërkuar nga UEFA