Potoku i Ballkanit: Me futbollin që ne e zhvillojmë do jetë shumë vështirë të befasohemi

04.03.2020

Ballkani dhe Drita do të luajnë nesër derbin e xhiros së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Ky takim, vë përballë, pozitat 1 dhe 2 në renditjen tabelore të elitës së futbollit kosovar. Mbrojtësi i krahut te Ballkani, Arbër Potoku, sfidën ndaj Dritës e sheh si mjaft të vështirë, duke ditur cilësitë e […]

Potoku i Ballkanit: Me futbollin që ne e zhvillojmë do jetë shumë vështirë të befasohemi

Ballkani dhe Drita do të luajnë nesër derbin e xhiros së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Ky takim, vë përballë, pozitat 1 dhe 2 në renditjen tabelore të elitës së futbollit kosovar.

Mbrojtësi i krahut te Ballkani, Arbër Potoku, sfidën ndaj Dritës e sheh si mjaft të vështirë, duke ditur cilësitë e kundërshtarit.

“Sikur ndeshja ndaj Prishtinës edhe ndeshja ndaj Dritës do të jetë e vështirë për vetë faktin që luftojmë për kreun e tabelës.

Ne si Ballkan, e presim me optimizëm këtë ndeshje dhe në fund besoj se do të arrijmë atë që dëshirojmë”, tha fillimisht Potoku.

LEXO EDHE:  FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

25 vjeçari, i pyetur se a mund të befasohet për herë të parë si vendas ekipi i tij i Ballkanit, ai tha:

“Atë do ja lëmë fushës, por me futbollin që ne e zhvillojmë do të jetë shumë e vështirë që të befasohemi”, tha Potoku për GazetaOlle

E duke ditur mungesat e Ballkanit për sfidën ndaj Dritës të cilët janë dyshja: Jetmir Topalli dhe Kushtrim Gashi, Potoku deklaroj se Ballkani nuk varet nga dy lojtarë, pavarësisht cilësive të tyre, dhe se një skuadër që lufton për kreun e tabelës gjithmonë ka zgjedhje të mjaftueshme për zëvendësimin e lojtarëve.

Etiketat