Portugalia e Ronaldos thyen Hungarinë për gjashtë minuta

Portugalia e Ronaldos thyen Hungarinë për gjashtë minuta
Çlirim Gashi

15.06.2021 / Sport

Portugalia e ka nisur me fitore Evropianin 2020, duke mundur Hungarinë, me rezultat 0-3, sonte në kuadër të Grupit F.

Kampionët në fuqi të Evropës, e kanë nisur me fitore fushatën për të mbrojtur titullin e më të mirit në Kontinentin e Vjetër.

Dueli mes Hungarisë dhe Portugalisë, ka prodhuar një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Hungaria nuk u thye deri në minutën e 84-të kur Raphael Guerreiro zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Portugalinë në epërsi prej 0-1, transmeton RTK.

Vetëm tre minuta më vonë, Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë dyfishin avantazhin e portugezëve. I njëjti lojtar në minutën e 90-të, i jep goditjen fundit Hungarisë, duke realizuar golin e tretë për Portugalinë, të dytin personal në këtë duel dramatik.

Portugalia arkëton tri pikë e para në Grupin F, derisa sonte në kuadër të këtij grupi luhet ndeshja Francë-Gjermani, takim ky që nis në orën 21:00.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit