Portieri shtatlartë, gardiani 30 vjeçar Stivi Frashëri nënshkruan me Ballkanin

17.08.2021

Ditë më parë Stivi Frashëri e mbylli me skuadrën e Teutës. Ishte vetë portieri i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije këtë vendim duke u larguar përfundimisht nga radhët e skuadrës durrsake.  “FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është […]

Portieri shtatlartë, gardiani 30 vjeçar Stivi Frashëri nënshkruan me Ballkanin Foto: Ilustrim

Ditë më parë Stivi Frashëri e mbylli me skuadrën e Teutës. Ishte vetë portieri i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije këtë vendim duke u larguar përfundimisht nga radhët e skuadrës durrsake. 

“FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar.

Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh” thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Gardiani 30-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të Teutës për dy vite, ku më parë gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadra si Kukësi, Flamurtari, Bylisi, Tirana dhe Arisi i Selanikut.