Portieri i Real Madrid në Premier League

28.12.2018

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas mund të jetë edicioni i tij i fundit me fanellën e skuadrës spanjolle, pasi që Navas mund të transferohet në skuadrën angleze, Arsenal në afatin e transferimeve në verë të vitit 2019. Keylore Navas, po mendon që të largohet nga Real Madrid, pasi që nga ardhja e Thibaut Courtois […]

Portieri i Real Madrid në Premier League Foto: Ilustrim

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas mund të jetë edicioni i tij i fundit me fanellën e skuadrës spanjolle, pasi që Navas mund të transferohet në skuadrën angleze, Arsenal në afatin e transferimeve në verë të vitit 2019.

Keylore Navas, po mendon që të largohet nga Real Madrid, pasi që nga ardhja e Thibaut Courtois nga Chelsea, Navas e ka humbur vendin e tij si portier startues.

31 vjeçari, para se të arrinte Thibaut Courtois në Real Madrid, Navas ishte portieri më i mirë i asaj skuadre, por tani nuk është duke e gjetur veten në atë skuadër, pra ai dëshiron të filloj sezonin me një skuadër tjetër.

Sipas disa njoftimeve trajneri i Arsenalit, Unai Emery është duke shpresuar që të nënshkruaj me portierin e skuadrës spanjolle, Keylor Navas. Po ashtu trajneri i Arsenalit ka shprehu se gjithmonë më ka pëlqyer portieri Navas pasi ka aftësi, talent të veqantë për mbrojtje, ndërsa shuma e Navas është 13 milionë euro.