Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq bëhet me skuadër të re

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, do të jetë pjesë e skuadrës angleze, Notingham Forest, nga sezoni i ri.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se portieri i Kosovës tashmë është dakorduar për të nënshkruar kontratë një vjeçare me Notingham Forest, duke u huazuar te Manchester City.

20-vjeçari është në pronësinë e Manchester Cityt, ndërsa në sezonin e kaluar pas dëmtimit të portierit, Claudio Bravo, fitoi statusin e portierit të dytë, raporton GazetaMetro.

Muriqi gjatë karrierës së tij, ka veshur për një ndeshje të vetme fanellën e Nac Breda, ndërsa për Manchester Cityn është paraqitur gjashtë herë.

Portieri i Manchester Cityt, në vitin 2018 ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, ku ka zhvilluar edhe pesë ndeshje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.