Ponte Prizreni të shtunën pret Golden Eagle Ylli!

Këtë të shtunë klubi vendas Ylli do të ketë ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës. Nikoqir i ndeshjes do të jetë Ponte Prizreni në palestrën “Sezai Surroi”.

Duke filluar nga ora 17:00, Ponte Prizreni – Ylli do të jetë një ndeshje sfiduese sidomos për Yllin që i duhet fitore për të mbajtur vendin e dytë.

Të dielën skuadra e Rahovecit ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Yllit, duke e mposhtur me rezultat 74-73.

Pas kësaj ndeshje Ylli dhe Rahoveci i kanë nga 28 pikë, por Ylli gjendet në pozitën e dytë falë koshaverazhit më të mirë.

RAPORTO