Mesfushori i Francës ka rritur spekulimet se ai mund të kërkojë një dalje nga Old Trafford duke deklaruar admirimin e tij për skuadrën spanjolle, Real Madrid.
Ylli i Manchester United, Paul Pogba ka rritur disa spekulime se ai mund të largohet nga Old Trafford duke deklaruar se të luash në Real Madrid do të ishte një “ëndërr”.
Pogba u lidh shpesh me një largim nga Man Utd në gjysmën e parë të sezonit, pasi mesfushori e kundërshtoi Jose Mourinhon.
Trajneri portugez, Mourinho shpesh e hoqi yllin francez nga skuadra e tij fillestare duke e lënë atë në stolin rezervë.
Megjithatë, pas shkarkimit të Mourinhos në dhjetor, Pogba është rinovuar nën drejtuesin e ri Ole Gunnar Solskjaer.
Skuadra e Manchester United kanë kthyer formën e tyre të ligës dhe ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nën menaxhimin e Solskjaer, ku Pogba bëri thirrje që trajneri norvegjez, Solskjaer të bëhet trajneri i përhershëm i Unitedit.
Por e ardhmja e Pogba mund të qëndrojë larg nga Old Trafford, me 26-vjeçarin që deklaroi admirimin e tij për Real Madridin në një konferencë shtypi.
“Ashtu siç e kam thënë gjithmonë, Real Madrid është një ëndërr për këdo. Është një nga klubet më të mëdha në botë”, tha Pogba.
“Tani edhe Zidane si trajner dhe është një ëndërr për këdo që i pëlqen futbolli”.
“Tani për tani, unë jam në Manchester, nuk e dimë se çfarë kan në të ardhmën, jamë në Manchester United dhe jamë i lumtur”.