Pogba për ndeshjen ndaj Romës: Pavarësisht rezultatit 6-2, ende s’ka mbaruar asgjë
Dje u zhvilluan dy gjysmëfinalet e para të Europa League, ku në të dy ndeshjet u dhurua spektakël. Në kuadër të këtij kompeticioni Manchester United e priti në ‘Old Trafford’ Romën, ndërsa Villarreali e priti Arsenalin në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica’. Manchester United në ndeshjen e zhvilluar gjatë ditës së djeshme kishte fituar me […]
Dje u zhvilluan dy gjysmëfinalet e para të Europa League, ku në të dy ndeshjet u dhurua spektakël.
Në kuadër të këtij kompeticioni Manchester United e priti në ‘Old Trafford’ Romën, ndërsa Villarreali e priti Arsenalin në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica’.
Manchester United në ndeshjen e zhvilluar gjatë ditës së djeshme kishte fituar me rezultat të thellë 6-2 ndaj Romës, kështu duke i’a vështirësuar rikthimin Romës në ndeshjen e ardhshme.
Ndërsa Villarreali e mposhti Arsenalin me rezultat 2-1, ku në pjesën e dytë u ndëshkuan dy lojtarë me karton të kuq (Daniel Ceballos – Arsenal, Etienne Capoue – Villarreal).
Pavarësisht rezultatit 6-2, Paul Pogba thotë se ende s’ka mbaruar asgjë.
“Rezultati është pozitiv, por asgjë s’ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të bëjmë ndeshje të mirë me të njëjtin mentalitet”, tha ai për BT Sport.
“Në pjesën e parë bëmë dy gabime dhe pranuam dy gola”.
“Pas pjesës së parë diskutuam dhe thamë që duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, dhe thjesht. Foli edhe trajneri dhe të gjithë ishim të motivuar që të shënonim sa më shumë gola që ishte e mundur”.
Kujtojmë se finalja e Europa League zhvillohet më 26 maj të këtij viti.