Pogba do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juventusin

21.05.2022

Paul Pogba është në prag të rikthimit në Juventus. La Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin dhe do të fitojë një pagë bazë prej 7.5 milionë euro. Zemra fiton gjithmonë. Herën e fundit që Paul Pogba ishte në Torino ishte vjeshtë, po luhej Liga e Kombeve dhe […]

Pogba do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juventusin Foto: GettyImages

Paul Pogba është në prag të rikthimit në Juventus.

La Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin dhe do të fitojë një pagë bazë prej 7.5 milionë euro.

Zemra fiton gjithmonë. Herën e fundit që Paul Pogba ishte në Torino ishte vjeshtë, po luhej Liga e Kombeve dhe pas një paraqitjeje të mrekullueshme me bluzën në gjysmëfinale me Belgjikën, ai dërgoi një tjetër mesazh dashurie për tifozët e Juventusit: “Unë flas gjithmonë me ish-shokët e skuadrës – tha ai -, por tani jam në Manchester dhe kam ende një vit në kontratën time, pastaj do të shohim. Në Torino, megjithatë, jam mirë”.