Pogba analizon humbjen, pësojmë gola shumë naivë
Situata te “djajtë e kuq” është shqetësuese dhe këtë e pranon ylli francez, Paul Pogba, i cili deklaron se skuadra po pëson gola naivë, që po u kushtojnë jo pak. “Nëse duam të fitojmë tituj, atëherë këto lloj ndeshjesh nuk duhet t’i diskutojmë. Më vjen shumë keq që pësojmë gola të tillë naivë, të cilët […]
Situata te “djajtë e kuq” është shqetësuese dhe këtë e pranon ylli francez, Paul Pogba, i cili deklaron se skuadra po pëson gola naivë, që po u kushtojnë jo pak.
“Nëse duam të fitojmë tituj, atëherë këto lloj ndeshjesh nuk duhet t’i diskutojmë. Më vjen shumë keq që pësojmë gola të tillë naivë, të cilët po na kushtojnë.
Duhet të bëjmë lojën tonë në fushë, duke mbajtur topin, pasi nuk mund t’ia lejojmë vetes të pësojmë 4 gola në një ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari.
Jemi ende në fillim të sezonit ndaj duhet të reagojmë në kohë për të mos komplikuar objektivat tanë”, u shpreh Pogba.