12.09.2019, 14:40

Po vërehet suksesi i Kosovës, Berisha në formacion me Ronaldon dhe De Bruyne

Suksesi i Kombëtares së Kosovës ka filluar të vërehet edhe nga “One Football”, ku Valon Berisha është vlerësuar pas dy golave për Kosovën ndaj Anglisë.

Edhe pse Kosova e humbi përballjen ndaj Anglisë me rezultat 5:3, por dy golat e Valon Berishës kanë “zgjuar” interesim në mediat e huaja, ku së fundmi Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 nga “One Football”.

Kujtojmë se Kosova së fundmi e zhvilloi ndeshjen ndaj Anglisë në kualifikimet e Euro 2020, ku pësoi humbjen 5:3 nga kjo kombëtare në stadiumin “St. Mary’s” në Southampton.

Krah Berishës në formacionin e më të mirëve të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 janë edhe yjet si Cristiano Ronaldo dhe Kevin de Bruyne.

LEXO EDHE:  Ismet Munishi apo Ismet Kloppi, shikoni se si i trajton futbollistët e tij trajneri i njohur

Po ashtu në këtë formacion janë: Kepa, Mario Fernandes, Merih Demiral, Lenglet, Emerson, Sancho, De Jong, Alcacer.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e javës të përzgjedhur nga “One Football”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.