“Po, mendova largimin nga Barcelona!” Messi rrëfen vendimin më të vështirë

24.05.2020

Prej 20 vitesh te Barcelona, lider, kapiten dhe sidomos fituesi i gjashtë Topave të Artë, përveç se një futbollist që ka shkruar historinë. Leo Messi është Barcelona, edhe pse kishte një moment në jetën dhe karrierën e tij kur mendoi largimin nga katalanasit, shtëpia e tij e dytë pas Rosarios. Ishte viti 2016 kur akuzat […]

“Po, mendova largimin nga Barcelona!” Messi rrëfen vendimin më të vështirë Foto: Lionel Messi - FC Barcelona (Joan Valls/Urbanandsport /NurPhoto via Getty Images)

Prej 20 vitesh te Barcelona, lider, kapiten dhe sidomos fituesi i gjashtë Topave të Artë, përveç se një futbollist që ka shkruar historinë. Leo Messi është Barcelona, edhe pse kishte një moment në jetën dhe karrierën e tij kur mendoi largimin nga katalanasit, shtëpia e tij e dytë pas Rosarios.

Ishte viti 2016 kur akuzat ndaj tij për evazion fiscal u amplifikuan dhe u shpallën fajtorë bashkë me të atin për një mashtrim 4.1 mln euro mes 2007-2009.

Leo tregon edhe atë periudhë për “Rac 1”. “Në atë kohë, falë kaosit që ishte krijuar prej çështjes së taksave, dëshiroja të largohesha. Doja të ikja nga Barcelona, më saktë doja të largohesha nga Spanja”.

“Ndihesha sikur isha trajtuar shumë keq, nuk doja të qëndroja më te Barcelona. Askush nuk më bëri ofertë, pasi kujtonin se nuk do të lëvizja.

“Nuk e fsheh dot, ishte një situatë e vështirë për mua dhe familjen time. Më ngushëllonte fakti që fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Në fund vendosa të qëndroj, para së gjithash për veten dhe familjen time”.

Nuk doja të ndryshoja qytet dhe të humbisja lidhjet që kisha krijuar me njerëzit dhe miqtë e mi. Do të më kishte ardhur keq t’i kisha humbur të gjithë këto po të largohesha“.