“Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG-në” – babai i Messit finalizon transferimin

10.08.2021

Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain më në fund duket se po përfundon. Kjo pas një analizimi të detajuar të kontratës që PSG i’a dhuroi argjentinasit. Pas 21 vitesh karrierë, Messi u largua nga Barcelona, ku në konferencë për media mes lotësh tha se nuk dëshironte që një gjë e tillë të ndodhë në […]

“Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG-në” – babai i Messit finalizon transferimin Foto: Ilustrim

Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain më në fund duket se po përfundon.

Kjo pas një analizimi të detajuar të kontratës që PSG i’a dhuroi argjentinasit.

Pas 21 vitesh karrierë, Messi u largua nga Barcelona, ku në konferencë për media mes lotësh tha se nuk dëshironte që një gjë e tillë të ndodhë në këtë mënyrë.

“Po, Leo do të nënshkruajë sot me Paris Saint-Germain”, ka thënë shkurtazi babai të Leos, Jorge Messi.

Realizimi i fluturimit ende nuk ka ndodhur, por pritet që në orët e vona të pasdites së sotme të realizohet një fluturim i tillë.

Në mediat franceze është bërë me dije se do të firmosë një kontratë 2+1 vjeçare dhe prej saj do të përfitojë 40 milion euro në sezon.