Plani i Premierligës – kaq teste në javë për futbollistët

Mjekët e 20 skuadrave angleze mbajtën një video konferencë, kur u vendos që lojtarët dhe stafi thelbësor të testohen për “Covid-19” së paku dy herë në javë për kohëzgjatjen e sezonit, nga momenti kur rifillon stërvitja në grup.

Secili test do të kushtojë rreth 172 euro dhe skuadrat presin të administrojnë deri në 50 teste dy herë në javë, të cilat do të kushtonin 344 mijë euro të kombinuara për 20 klubet.

Me skuadrat që shpresojnë të rifillojnë stërvitjet në grup deri në mes të majit dhe sezoni që do të përfundojë deri në fund të korrikut (periudhë 13 javore), kostoja totale e sigurimit të testimeve mund të rritet deri në 4.5 milionë euro.

RAPORTO