Pique: Messi duket më i lumtur tani por s’e di nëse do të qëndrojë

22.04.2021

Pesë javë pasi u bë president i Barcelonës ​​dhe pasi u njoh me rezultatit e auditimit Joan Laporta tashmë është duke përgatitur ofertën për të rinovuar kontratën me Leo Messin. Laporta ka theksuar se është i bindur që argjentinasi dëshiron të vazhdojë të luaj në Barcelonë. Ishte përfolur edhe vitin e kaluar që Messi dëshiron […]

Pique: Messi duket më i lumtur tani por s’e di nëse do të qëndrojë Foto: Ilustrim

Pesë javë pasi u bë president i Barcelonës ​​dhe pasi u njoh me rezultatit e auditimit Joan Laporta tashmë është duke përgatitur ofertën për të rinovuar kontratën me Leo Messin.

Laporta ka theksuar se është i bindur që argjentinasi dëshiron të vazhdojë të luaj në Barcelonë.

Ishte përfolur edhe vitin e kaluar që Messi dëshiron të largohet nga Barça, madje ai i kishte shkruar edhe letër stafit të klubit, por ai u nuk u lejua të largohet nga ish presidenti, Josep Maria Bartomeu.

Po ashtu Laporta ka theksuar se do të mundohet pa rezerva dhe me mundësitë e klubit që Messi të vazhdojë karrierën në klubin katalanas.

Rreth të ardhmes së Messit ka folur edhe ylli i Barcelonës, Gerard Pique i cili ka theksuar se nuk ka njohuri të brendshme, por megjithatë e pranon se Lionel Messi po duket më i lumtur tani, duke e menduar vendimin rreth kontratës.

Pique ka thënë se nuk mund të potencojë se çfarë do të ndodhë me bashkëlojtarin e tij ikonë, Messin.

“Mendoj se në muajt e fundit ai po duket më i lumtur. Kjo është më rëndësi. Ai ka ndikim në tërë ekipin sepse është kapiteni i këtij ekipi”, theksoi mbrojtësi spanjoll.

Pique shtoi: “Messi ka qenë në ekip me ne për shumë vite. Ne e njohim atë shumë mirë dhe do ta mbështesim vendimin e tij. Ne duhet të jemi mirënjohës për atë që e ka bërë ai”.

Kujtojmë se para disa dite Barcelona ka fituar kupën e Copa del Rey duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin 4-0.