Philippe Coutinho drejt Premier Ligës, por jo te Liverpool

09.04.2020

Philippe Coutinho është pranë rikthimit në Ligën Premier. Ylli brazilian nuk do blihet nga Bayern Munchen, ndërsa te Barcelona nuk ka vend për të. Këtë situatë dëshiron të shfrytëzojë Chelsea, që ka nisur bisedimet me Barcelonën. Raportohet se Chelsea dhe Barcelona po diskutojnë për një marrëveshje huazimi mes tyre për Coutinhon, e cila mund të […]

Philippe Coutinho drejt Premier Ligës, por jo te Liverpool Foto: Ilustrim

Philippe Coutinho është pranë rikthimit në Ligën Premier. Ylli brazilian nuk do blihet nga Bayern Munchen, ndërsa te Barcelona nuk ka vend për të.

Këtë situatë dëshiron të shfrytëzojë Chelsea, që ka nisur bisedimet me Barcelonën.

Raportohet se Chelsea dhe Barcelona po diskutojnë për një marrëveshje huazimi mes tyre për Coutinhon, e cila mund të finalizohet gjatë verës.

Londinezët kërkojnë opsionin e mundësisë së blerjes pas përfundimit të sezonit.

Premierliga nuk është një kampionat i panjohur për Coutinhon, që me Liverpool në këtë ligë ka pasur kohërat më të mira të karrierës së tij, raporton Insporti

Coutinho te Barcelona ishte transferuar në janarin e vitit 2018 për 160 milionë euro.