Pesë klube vihen pas Griezmannit – Barcelona e gatshme të heq dorë nga sulmuesi për shumë arsye

Barcelona janë të gatshëm ta shesin Antoine Griezmann pavarësisht se e morën për 120 milionë euro francezin verën e kaluar.

Gjigantët katalanas janë të gatshëm edhe të humbin para, vetëm për ta larguar ish-yllin e Atletico Madridit dhe klubet e Ligës Premier janëtë interesuar për të.

Barcelona po kërkon të grumbullojnë para për të zvogëluar ndikimin financiar të coronavirusit që e ka goditur klubin.

SunSport ka nxjerr disa prej klubeve që janë të interesuara për fituesin e Kupës së Botës dhe do të ishin të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Barcelonës.

MANCHESTER UNITED

United nuk arriti të zëvendësojë Romelu Lukakun i cili u largua drejt Interit, duke lënë klubin pa një sulmues të njohur.

Marcus Rashford u përpoq ta plotësonte boshllëkun e tij, para se ta sillnin si huazim Odion Ighalon në janar.

Griezmann zbuloi më parë se ai mund të ishte transferuar në Old Trafford para kalimit të tij te Barcelona.

CHELSEA

Diario Sport shkruan se Blutë janë një nga disa klube të interesuara për sulmuesin.

Ata janë të gatshëm të pagujnë deri në 100 milionë euro.

Londinezët duan sulmues pasi Olivier Giroud mbetet pa kontratë në fund të sezonit, duke e lënë vetëm Tammy Abrahamin.

INTER  

Barcelona është e interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, por gjigantët e Serisë A thuhet se kanë kërkuar që Griezmann të përfshihet në çdo marrëveshje për sulmuesin.

Martinez është shfaqur mirë këtë edicion me 19 gola për klubin dhe vendin e tij.

Inter do të refuzojë çdo ofertë për argjentinasin, përveç nëse Griezmann nuk ishte përfshirë.

ARSENAL

Topçinjtë po përgatiten të fitojnë para nga largimi i Pierre-Emerick Aubameyang në fund të sezonit, pasi sulmuesi kërkon një klub të ri.

Ka pikëpyetje gjithashtu edhe mbi të ardhmen e Alexandre Lacazette.

Griezmann shihet si njeriu që do t mbulonte çdo boshllëk që krijohet në Emirates.

EVERTON

Nuk është çudi ky emër, kur shihen lojtarët që janë ofruar së fundmi në klub.

Nëse largohet ylli i tyre Richarlison, parat e marra nga ai do të investohen për Griezmann. /Telegrafi/