Përsëri humb Ylli ndaj Rahovecit në Suharekë

Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në fazën e “Play Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Rahoveci shënoi fitore me rezultatin e ngushtë 78-80 ndaj skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Pjesa e parë e lojës ishte në favor të Yllit ku ishte 2 pikë epërsi (49-47), por në pjesën e dytë skuadra e Rahovecit e rrëmbeu rrezultatin.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.