Përfundon ndeshja në Suharekë, KB Rahoveci shkon në gjysmëfinale të Kupës

Është mbyllur para pak çastesh ndeshja e parë çerekfinale në “Final 8” Kupën e Kosovës.
Minatorët në çerekun e parë ishin në epërsi ndaj vreshtarëve me nëntë pikë dallim, 5 – 14.
Ndërsa pas këtij çerekut, rahovecianët filluan të rrëmbejnë rezultatin.
Ndeshja ishte mjaft dramatike, ku KB Rahoveci arriti të fitojë ndeshjen ndaj Trepçës me një rezultat të ngushtë prej 66:64.
Kështu me këtë fitore rahovecianët kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.