Përfundon ndeshja në Suharekë, Ballkani mposhtet nga Arbëria
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës. Në kuadër të kësaj jave është zhvilluar edhe ndeshja Ballkani – Arbëria në stadiumin e qytetit në Suharekë. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është mposhtur nga Arbëria me rezultat 2-3. Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes […]
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj jave është zhvilluar edhe ndeshja Ballkani – Arbëria në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është mposhtur nga Arbëria me rezultat 2-3.
Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Drenicës dhe Llapit, ku Drenica arriti të shënojë fitore.
Pas xhiros së 33-të, Prishtina është distancuar në krye me 72 pikë, tri më shumë se Drita dhe pesë se Ballkani.
Renditja tabelare pas xhiros së 33-të:
| Ekipet | Pikët |
| 1. Prishtina | 72 |
| 2. Drita | 69 |
| 3. Ballkani | 67 |
| 4. Gjilani | 48 |
| 5. Drenica | 41 |
| 6. Llapi | 39 |
| 7. Feronikeli | 38 |
| 8. Arbëria | 36 |
| 9. Trepça ’89 | 36 |
| 10. Besa | 12 |