Kosova edhe sot si çdo herë shkëlqeu në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen kundër Danimarkës duke i shënuar dy gola një nga Rrahmani e tjetra nga Celina.
Pavarësisht rezultati që Danimarka barazoi në minutat e fundit, ndeshja e sotme ishte një nga ndeshjet më të shkëlqyera të Kombëtarës së Kosovës.
Qysh në fillimin e ndeshjes, Kosova filloi me sulme ndaj Danimarkës, ku Arbër Zeneli bëri sulmin e parë në minutën 7, ku gjuajtja e tij u prit nga portieri danez.
Goli i parë u shënua nga, Amir Rrahmani duke u dridhur stadiumi nga brohoritjet e shumta, për golin e shkëlqyer me kokë.
Kurse, golin për barazim e shënoi ylli danez, Christian Eriksen, nga penaltia.
Ku hiq më pak se 3 minuta, përsëri u rrëmbye rezultati nga Bersant Celina në minutën e 66-të.
Por, Danimarka luftoi për një barazim, dhe e arriti qëllimin, ku në minutat shtesë, Hojgberg shënoi dhe u barazua rezultati përfundimtar, 2:2.