Përfundon ndeshja Kosovë – Çeki 2:1, Kadri Veseli e parashikoi rezultatin!

07.09.2019

Ka përfunduar ndeshja Kosovë – Çeki me rezultat 2:1. Fillimisht Çekia ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0 e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Në minutën e 20-të të ndeshjes, Vedat Muriqi e barazoi rezultatin, përmes një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën […]

Përfundon ndeshja Kosovë – Çeki 2:1, Kadri Veseli e parashikoi rezultatin! Foto: Ilustrim

Ka përfunduar ndeshja Kosovë – Çeki me rezultat 2:1. Fillimisht Çekia ka kaluar në epërsi me rezultat 1:0 e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në minutën e 20-të të ndeshjes, Vedat Muriqi e barazoi rezultatin, përmes një kundërsulmi të shpejtë.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Mergim Vojvoda e rrëmbeu rezultatin, përmes një kundërsulmi të shpejtë.

Para fillimit të ndeshjes kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një statusi në Facebook kishte parashikuar rezultatin e ndeshjes.

” A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside 🙂 ” ka shkruar Veseli.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.