Përfundon me rezultat 1:1 ndeshja Ballkani kundër Llapit

16.03.2019

Edhe pse Llapi ishte vendas gjatë ndeshjes me Ballkanin përsëri nuk ka arritur më shumë se një barazim. Në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit përfundoi baraz, 1-1. Jetmir Topalli shënoi për musafirët në minutën e 5-të, kurse rezultatin e barazoi Mentor Zhdrella nga pika e bardhë në minutën e […]

Përfundon me rezultat 1:1 ndeshja Ballkani kundër Llapit Foto: Ilustrim

Edhe pse Llapi ishte vendas gjatë ndeshjes me Ballkanin përsëri nuk ka arritur më shumë se një barazim.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit përfundoi baraz, 1-1.

Jetmir Topalli shënoi për musafirët në minutën e 5-të, kurse rezultatin e barazoi Mentor Zhdrella nga pika e bardhë në minutën e 84-të.

Pas kësaj ndeshje, Llapi mbetet në pozitën e dytë me 48 pikë, me vetëm një pike më shumë se Prishtina që ndeshjen e radhës e luan nesër(e diel) dhe katër pikë më pak se lideri, Feronikeli, që gjithashtu ndeshjen e radhës e luan nesër.

Kurse, Ballkani tani ka 29 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.