Përfundon mbledhja e klubeve të Series A, kjo është kërkesa e Juventus, Inter dhe Milan

Përfundon mbledhja e klubeve të Series A, kjo është kërkesa e Juventus, Inter dhe Milan
Çlirim Gashi

19.04.2021 / Sport

Superliga e Evropës ishte tema kryesore e sotme në botën e futbollit, ku kjo nismë për themelimin e kësaj lige është duke u kundërshtuar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Disa skuadra më të mëdha të ligave si: Premier Liga, Serie A dhe La Liga kanë rënë dakord që të formojnë këtë ligë.

Pro kësaj iniciative për formimin e kësaj lige janë shprehur klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham Hotspur, Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Ac Milan, Inter dhe Juventus.

Për shkak të vendimit të tre klubeve italiane, sot është mbajtur një mbledhje e klubeve të Series A.

Siç raporton “SkySports”, tri klubet që ju kanë bashkëngjitur Superligës Evropiane, Juventus, Milan dhe Inter kanë kërkuar që të vazhdojnë të luajnë ende në Serie A.

Ndërsa shtëpia e futbollit, UEFA ka kërcënuar klubet që luajnë në Superligën Evropiane, të mos luajnë në ligat shtetërore si dhe lojtarët e këtyre klubeve të përjashtohen nga ekipet kombëtare.

Ditët në vijim do të mësohet fati i klubeve të Superligës Evropiane.

RAPORTO