Përfundon gjithçka, Xhaka e Shaqiri eleminojnë Serbinë nga Kupa e Botës

02.12.2022

Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të Grupit G, në Kupën e Botës. Zvicra fitoi kundër Serbisë me rezultat 3-2. Nga minuta e parë për Zvicrën u paraqiten futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 20-të. Dy golat tjerë […]

Përfundon gjithçka, Xhaka e Shaqiri eleminojnë Serbinë nga Kupa e Botës Foto: Ilustrim

Zvicra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të Grupit G, në Kupën e Botës.

Zvicra fitoi kundër Serbisë me rezultat 3-2.

Nga minuta e parë për Zvicrën u paraqiten futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 20-të.

Dy golat tjerë u shënuan nga Breel Embolo dhe Remo Freuler.

Zvicerra me 6 pikë, kualifikohet tutje në Kupën e Botës së bashku me Brazilin e cila ka përfunduar në vendin e parë, ndërsa Kameruni dhe Serbia eliminohen.