Përfundon gjithçka në Suharekë, Ballkani deklason Vushtrrinë

29.06.2020

Ballkani dhe Vushtrria janë takuar sot në Suharekë dhe kanë zhvilluar ndeshjen në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar. Në duelin që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra e Ballkanit ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 13’ të takimit, ku golin për ‘portokallinjtë’ e ka realizuar […]

Përfundon gjithçka në Suharekë, Ballkani deklason Vushtrrinë Foto: Ilustrim

Ballkani dhe Vushtrria janë takuar sot në Suharekë dhe kanë zhvilluar ndeshjen në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Në duelin që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadra e Ballkanit ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 13’ të takimit, ku golin për ‘portokallinjtë’ e ka realizuar sulmuesi Mirlind Daku.

Daku shënoi me kokë pas një dalje jo të mirë të portierit të Vushtrrisë.

Pas 7 minutave, saktësisht në minutën e 20′ golin e dytë prapë për Ballkanin e ka realizuar Blend Baftiu.

Ballkani ka befasuar edhe me golin e tretë të cilin e shënoi Arbër Prekazi në minutën e 52′.

Golin e nderit për Vushtrrinë e ka shënuar Kushtrim Fazliu në minutën e 78′.