Përfundojnë ndeshjet e xhiros së dytë, Ballkani mposht Prishtinën

29.08.2021

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani e ka fituar derbn e kësaj jave ndaj Prishtinës me rezultat minimal 0-1 që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ermal Krasniqi në minutën e 51-të. Në ndeshjen tjetër, Gjilani […]

Përfundojnë ndeshjet e xhiros së dytë, Ballkani mposht Prishtinën Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e sotme të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e ka fituar derbn e kësaj jave ndaj Prishtinës me rezultat minimal 0-1 që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ermal Krasniqi në minutën e 51-të.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani e fitoi minimalisht sfidën ndaj Feronikelit. Golin e tri pikëve për skuadrën e Ismet Munishit e realizoi Progni në minutën e 66’ nga pika e bardhë.

Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së dytë ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës me fillim nga ora 17:00.