Përballje të zjarrta sot në Superligën e Kosovës

19.09.2021

Xhiro e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar. Kjo javë nisi me dy takime, të cilat u fituan nga vendasit. Ballkani mposhti Llapin 2-0, derisa Malisheva triumfoi 1-0 ndaj Feronikelit. Dy skuadrat pretendente për titull, Drita e Prishtina do të kenë udhëtim të […]

Përballje të zjarrta sot në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

Xhiro e pestë në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Kjo javë nisi me dy takime, të cilat u fituan nga vendasit. Ballkani mposhti Llapin 2-0, derisa Malisheva triumfoi 1-0 ndaj Feronikelit.

Dy skuadrat pretendente për titull, Drita e Prishtina do të kenë udhëtim të vështira ditën e sotme.

Gjilanasit do të përballen në udhëtim me Drenicën, skuadër që ka grumbulluar 10 pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër Drita ka tetë pikë dhe kërkon tri pikët e radhës për t’iu bashkuar Ballkanit në krye të tabelës.

Edhe vendasit e Drenicës kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Dritës, pasi kuqezinjtë nuk i kanë mposhtur gjilanasit që nga viti 2016.

Duel shumë i vështirë e pret edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Prishtinën që udhëton drejt Klinës për tu përballur me Dukagjinin me fillim nga ora 15:00.

Dy ekipet kanë nga dy pikë pas katër xhirove dhe janë në kërkim të fitores së parë.

Punë më të lehtë e pret Gjilanin që sot pret Ulpianën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Bardhekuqtë kanë barazuar në dy sfidat e fundit dhe kërkojnë të fitojnë tri pikët.

Në anën tjetër Ulpiana pas tri humbjeve të njëpasnjëshme kërkon të befasoj vendasit dhe të kthehet me pikë në Lipjan. /Gazeta Olle/

BKT Superliga e Kosovës

E shtunë

Ballkani – Llapi 2-0
Malisheva – Feronikeli 1-0

E diel

15:00 Dukagjini – Prishtina
16:00 Drenica – Drita
16:00 Gjilani – Ulpiana