Përballje e zjarrtë sot në finalen e Superkupës, FC Ballkani takohet me Llapin

21.01.2023

Ballkani dhe Llapi do të “luftojnë” për trofeun e parë për këtë vit në futbollin kosovar. Këto dy skuadra do të takohen sot në finalen e Superkupës së Kosovës. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Titanic Belek Futbol Center” në Turqi, me fillim prej orës 13:00, sipas kohës tonë lokale. Ballkani është kampion në […]

Përballje e zjarrtë sot në finalen e Superkupës, FC Ballkani takohet me Llapin Foto: Ilustrim

Ballkani dhe Llapi do të “luftojnë” për trofeun e parë për këtë vit në futbollin kosovar.

Këto dy skuadra do të takohen sot në finalen e Superkupës së Kosovës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Titanic Belek Futbol Center” në Turqi, me fillim prej orës 13:00, sipas kohës tonë lokale.

Ballkani është kampion në fuqi, ndërsa Llapi fitues i Kupës së Kosovës.

Të dyja skuadrat që disa ditë janë zhvendosur në Antalia për t’u përgatitur për këtë ndeshje, si dhe për të kryer fazën përgatitore para fillimit të pjesë së dytë të sezonit. 

Padyshim se do të jetë një përballje shumë e zjarrtë mes dy ekipeve, andaj mbetet të shihet se ku do të shkrojë Superkupa e Kosovës, në Podujevë apo në Suharekë.