Përballje e zjarrt sot në Suharekë, FC Ballkani zhvillon ndeshje me FC Dritën
- 09.03.2023

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 24-të.
Dita e sotme sjell dy super sfida, ku luhet për titullin dhe Evropën, në Suharekë dhe Gjilan.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani është nikoqir i Dritës.
Kampioni në fuqi i Kosovës është vetëm dy pikë para në tabelë dhe kjo ndeshje do të thotë shumë për dy skuadrat.
Ky super derbi do të gjykohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Genc Nuza së bashku me asistentët e tij Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, derisa në VAR do të jenë Erdal Zasella dhe Kastriot Peci.
