Përballje e zjarrt nesër në Podujevë, FC Ballkani zhvillon ndeshje me KF Llapin
- 11.03.2023

Të dielën në program është xhiroja e 25-të e Superligës në futboll.
E ku pa dyshim vëmendja do të jetë në sfidën mes FC Ballkanit dhe KF Llapit.
Ekipi Suharekas, FC Ballkani nesër do të pritet nga KF Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa ndeshja mes dy ekipeve pritet të filloj nga ora 13:00.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:
𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈
Me motivin më të madh të mundshëm, të dielën udhëtojmë në Podujevë, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës kampionale, ndaj KF Llapit.
Atmosfera fantastike brenda ekipit, sikurse edhe mbështetja nga tribuna e tifozëve tanë fantastikë, XHEBRAILAT, janë arma kryesore e jona, për ta shtruar hap pas hapi, rrugën drejt cakut kryesor, mbrojtjes së titullit kampion.
Bashkë e kemi shkruar historinë dhe bashkë do t’ia vazhdojmë kapitujt e ri.
E diel, ora 13:00
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë.
Na priftë e mbara SUHAREKË