Për 5 minuta barazohet rezultati 1-1, Kosovë-Çeki

07.09.2019

Kosova ka barazuar rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Në minutën e 20-të të ndeshjes, Vedat Muriqi e barazoi rezultatin, përmes një kundërsulmi të shpejtë. Kujtojmë se në minutën e 16′ lojtari çek […]

Për 5 minuta barazohet rezultati 1-1, Kosovë-Çeki Foto: Ilustrim

Kosova ka barazuar rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në minutën e 20-të të ndeshjes, Vedat Muriqi e barazoi rezultatin, përmes një kundërsulmi të shpejtë.

Kujtojmë se në minutën e 16′ lojtari çek Patrik Schick shënoi ndaj Kosovës.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.