Pavarësisht humbjes, Ylli mbetet në vendin e 2-të!

Skuadra e Rahovecit ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Yllit, duke e mposhtur me rezultat 74-73.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Frederick Richardson i Rahovecit me 23 pikë e 12 kërcime.
Ndërsa lojtari më i dalluar tek Ylli ishte Clayton Everett me 19 pikë.
Pas kësaj ndeshje Ylli dhe Rahoveci i kanë nga 28 pikë, por Ylli gjendet në pozitën e dytë falë koshaverazhit më të mirë.